𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐣𝐚 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞𝐤 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐠𝐣𝐢𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐡𝐞𝐪𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐈𝐧𝐨𝐯𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢, 𝐄𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭i

Në kuader të projektit "RELIEF", me datën 13.01.2022 është mbajtur trajnimi "Peer2peer" për zhvillimin e kapaciteteve në komunitet.Ky trajnim u ka mundesuar anëtarëve të komunitetit të përdorin aftësitë dhe burimet e nevojshme, që të jenë të gatshëm dhe të kenë casje më të lehtë komunikimi me bashkemoshataret tjerë. Disa nga temat kryesore që janë trajtuar gjatë trajnimit ishin: Rëndesia e peer2peer në kontekstin e perdorimit të drogave; Të drejtat e njeriut tek perdoruesit e drogave; Koncepti i "Zvoglimit të demit" dhe krijimi i broshures per parandalim dhe informim të drogave.

_______

Projekti "𝑹𝑬𝑳𝑰𝑬𝑭" mundesohet nga mbeshtetja financiare e Zyres së Bashkimit Europian në Kosovë.