Përgjigja ndaj sfidave të mbrojtjes sociale tek komunitetet e margjinalizuar, udhëhequr nga Inovacioni, Edukimi dhe Funksionaliteti

Financuar nga Bashkimi Evropian, Janar 2021 - Qershor 2024

Përmbledhje e Projektit

Projekti ka për qëllim fuqizimin e rolit të shoqërise civile në promovimin dhe ngritjen e Sherbimeve Sociale me qëllim të adresimit të nevojave të grupeve më të cenueshme në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet e tjera relevante ne komunat e targetuara. Projekt Propozimi është në kuader të Lot 2: Mbështetje e projekteve inovativenë fushën e mbrojtes sociale. Kjo do të kontribuojë në arritjen e objektivave te pergjithshme dhe specifike të thirrjes duke mbeshtetur kapacitetet e organizatave kompetente te shoqerise civile ne fuqizimin e qendrueshmërisë të sistemit të mbrojtjes sociale nepërmjet shërbimëve efikase dhe inovative tek popullata me e cenueshme në kordinim të ngusht me Qendrat për Punë Sociale. Aksioni përfshinë aspektin sociale dhe ngritjen e kapaciteteve duke bërë përpjekje për të krijuar modalitete të reja, një mjedis të sigurtë për target grupet, poashtu mundesimin e qasjes tek sherbimet sociale pa paragjykime. Gjithashtu, ne do të dëshironim të forconim bashkëpunimin ndër-sektorial për të ofruar mbështetje gjithëpërfshirëse në nivel lokal, të promovojmë lidhjen me autoritetet lokale dhe shoqërinë civile, dhe të ofrojmë aftësi të punës tek target grupet si një përpjekje për risocializim dhe riintegrim në shoqëri.


Target Grupet

  • TGs Fëmijët dhe adoleshentët të varur nga drogat veçanerishtë ata nga komunitetet RAE; Të rinjët dilikuent dhe fëmijët përdorues të drogave që janë në konflikt me ligjin; Fëmijët dhe adoleshentët me çrregullime psikologjike ose sjellore;
  • TGs Gratë/viktima të dhunës në familje; Familjet e përdoruesve të drogave dhe dhuna në familje;
  • TGs Organizatat e Shoqërisë Civile që punojnë me komunitetet RAE, përdoruesit e drogave dhe dhunën në bazë gjinore;


Objektivat

  • Objektivi i përgjithshëm është: Sektori i shoqërisë civile është gati që të marrë pjesë në procesin vendim marrës dhe të përgjigjët ndaj rritjës së kërkesës për shërbime sociale të reja dhe të përmirësuara veçanerishtë për popullatat më të cenueshme
  • Objektivat Specifike janë:
  • SO1: Të ofrojmë një sistem efikas të mbrojtes sociale për komunitetet e margjinalizuara nepërmjet krijimit të programave dhe shërbimeve inovative mjekësore, psikologjike, legale dhe rehabilituese
  • SO2: Fuqizimi organizatave të shoqërisë civile; Qëndrat për Punë Sociale në komuna dhe institucionet tjera relevante si përgjigje ndaj sfidave shëndetësore dhe sociale të grupeve të cenueshme, veçanerisht për gratë që kanë përjetuar dhunë në familje, të rinjët dilikuent dhe fëmijët përdorues të drogave në konflikt me ligjin nga komunitetet RAE
  • SO3: Të krijojë një mjedis financiar të mundshëm për shërbimet dhe programet e Organizatave të Shoqërisë Civile për komunitetet e margjinalizuara


Rezultatet e Pritëshme

  • ER1: Metodologjitë efektive, të qëndrueshme dhe të bazuara në fakte për të adresuar nevojat e veçanta të grupeve të synuara (GP) vlerësohen dhe prezantohen si model për Qëndrat për Punë Sociale dhe Organizatat e Shoqërisë Civile
  • ER2: Profesionistët nga Qëndrat për Punë Sociale dhe Organizatat e Shoqërisë Civile janë të trajnuar dhe janë të gatshëm të ofrojnë Shërbime Sociale për komunitetet e margjinalizuara
  • ER3: Shërbim i bazuar në komunitet për sigurimin e bazës mjekësore, mbështetja psikosociale, ligjore dhe rehabilituese për target grupet janë në dispozicion në komunat e synuara.
  • ER4: Një klinikë mobile dhe shërbimet mbështetëse për vizita në shtëpi për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikosociale për popullatën e synuar janë vendosur dhe vënë në funksion
  • ER5: Programi i zvoglimit të dëmit në protokollin e menaxhimit të rasteve si një mbështetje inovative për target grupet
  • ER6: Organizatate Shoqërisë Civile ofrojnë mbështetje psikosociale dhe ligjore dhe janë të përfshira direkt në formësimin e sistemit të mbrojtes sociale


Aktivitetet

WG1. Zhvillimi i modeleve dhe shërbimeve të bazuara në fakte për target grupet

  1. Analiza e shërbimeve sociale të dhëna nga Qëndrat për Punë Sociale dhe shërbimet të cilat do të kontraktohen nga OJQ-të;
  2. Protokoll për menaxhim të rastit;
  3. Analizë e situatës të prevalences se përdorimit të drogave dhe dhunës në familje tek komuniteti RAE;
  4. Zhvillimi i një aplikacioni mobil për profesionistët që ofrojnë Shërbime Sociale;

WG2. Programi i ngritjës së kapaciteteve

  1. Zhvillimi i një manuali për intervenime të shpejta dhe një manual me module;
  2. Një trajnim në menaxhimin e rastit;
  3. Një trajnim tre ditëoresh për Organizatat e Shoqërisë Civile dhe palët e tjera të interesit;
  4. Tri trajnime për gratë/viktima të dhunës në familje, adoleshentët RAE përdorues të drogave edukim dhe këshillim peer to peer;

WG3. Ofrimi i Shërbimeve Sociale për Target Grupet

  1. Krijimi i një zyre të vogël për mbështetje psikosociale, ligjore dhe rehabilitim;
  2. Shërbime mjekësore, ligjore dhe rehabilituese me këshillim psiko-terapeutik;
  3. Strehimi i grave dhe femijëve viktima të dhunës në familje;
  4. Trajnime të çertifikuara të riintegrimit në punë në rrobaqepësi, furrëtari për gratë të cilat kanë përjetuar dhunë në familje;

WG4. Krijimi i një klinike mobile për punë në terren

  1. Vizita në shtëpi me profesionist të trajnuar dhe bashkëmoshatar (Peers);
  2. Transportimi i target grupeve në institucione të caktuara (spitale, qëndra për punë sociale, institucione të shoqërisë civile, stacione të policisë etj.);
  3. Testim për HIV dhe hepatit C nepërmjet klinikës mobile;
  4. Aktivitete ne rrugë ndërmjet bashkëmoshatërëve (peer to peer)në vendbanimet e komunitetit RAE;

WG5. Mbështetje financiare për palët e treta do të e realizoj ER6

  1. Nën-grante për 2-4 Organizata lokale të Shoqërisë Civile që do ndihmojnë në arritjen e objektivave;
  2. Vizibiliteti dhe promovimi i Shërbimeve Sociale;


Kohëzgjatja dhe Buxheti

Nga Janari 2021 deri në Qershor 2024, OJQ Labyrinth, OJQ Safe Hous, Qëndra për Mbrojtjën dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria”, do të punojnë në këtë projekt, me një buxhet total prej 485,000 €, ku 436,049.60 € janë mbështetje e Zyres se Bashkimit Europian në Kosovë, dhe 49.000 € janë bashkëfinancim.


Informatat Kontaktuese për Partnerët e Implementimit të Projektit

  • OJQ Labyrinth - Safet Blakaj
  • OJQ Safe House - Erblina Dinarama
  • Qëndra për Mbrojtjën dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria” - Nazife Jonuzi.