X
GO
en-GBsq-ALsr-Latn-RS

Programi i shkëmbimit të shiringave dhe gjilpërave të pastra

SuperUser Account

Programi i Shkëmbimit të Shiringave dhe Gjilpërave, është një ndër shtyllat kryesore të Programit të Zvogëlimit të Dëmit. Përmes këtij programi, Përdoruesit e Drogave Injektuese mund të pajisen me shiringa dhe gjilpëra sterile, kondoma, tupfera me alkool, ujë të destiluar dhe material informues dhe edukativ.

Qëllimi kryesor i këtij programi është parandalimi i infeksionit të HIV-it, Hepatitit B dhe C, si dhe infeksioneve tjera, që barten me anë të përdorimit të shiringave të përdorura ose shkëmbimit të shiringave në mesin e përdoruesve të drogës, dhe pastaj parandalimin e bartjes së këtyre infeksioneve tek partneri, anëtarët e familjes dhe shoqëria në përgjithësi. 

Ky program realizohet brenda objektit/zyreve në Labyrinth (Drop-in Qendra) në Prishtine, Prizren dhe Gjilan, si dhe në teren (vendet ku frekuentohen me shumë nga përdoruesit e drogave injektuese). 

Ky program ka për qëllim që të ndikojë në:
•    ndikimin e qëndrimeve për të sjellë ndryshime në sjelljet e Përdoruesve të Drogave Injektuese, duke siguruar informacion mbi HIV, Hepatit B dhe C, 
•    reduktimin e dëmeve (parandalimi i dëmtimit të venave) duke përfshirë parandalimin e mbidozimit,
•    inkurajimin e përdorimit të shiringave dhe gjilpërave sterile (parandalimi i infeksioneve), promovimin e përdorimit të kondomit
•    inkurajimin e përfshirjes së PDI-ve në grupet e vet-ndihmës. 
 
 

Print
5205 Rate this article:
No rating

Theme picker

Zyra në Prishtinë

Kontakti Prishtinë
Rr. Gazmend Zajmi, Nr. 42
10 000, Prishtinë, Kosovë
Tel: +381(0)38/230104
E-mail: labirinti@gmail.com

Zyra në Gjilan

Kontakti Gjilan
Rr. Adem Jashari, Nr. 94/B
60 000 Gjilan, Kosovë
Tel: 0280 32 54 00
E-mail: labirinti@gmail.com

Zyra në Prizren

Kontakti Prizeren
Rr. Marin Barleti, Nr. 5
20 000 Prizren, Kosovë
Tel: 029 22 30 21
E-mail: labirinti.pz@gmail.com

Na kontaktoni

Your Contact Information

Your Feedback