Përmbledhje e politikave të drogave

Përdorimi i substancave psikoaktive është po aq i vjetër sa edhe egziston dokumentimi i shkruar. Publik[1]ime shkencore raportojnë se përdorim të substancave psiko-aktive ka pasur që rreth 5000 vite më parë. Kësisoji, kjo e bën këtë dukuri shumë komplekse dhe me ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e historisë së njeriut. Mirëpo edhe pse përdorimi i substancave psikoaktive ka qenë prezent në çdo kulturë përgjatë historisë së njerëzimit për qellime të ndryshme, sikurse ato mjekësore, rekreative e deri tek përdorimi i këtyre substancave për aryse religjioze apo spiritual, sot drogat dhe përdorimi i tyre në shumë vende të botës shikohen më shumë nga pikëpamja e penalizimit dhe vizioni i “luftimit të drogave” dhe se sa nga pikëpamja e politikave të drogave me çasje të shëndetit publik dhe të të drejtave të njeriut.

Termi “Lufta kundër drogave” (përfshirë këtu edhe përdorimin e drogave), së pari ishte përdorur nga presidenti i SHBA-ve Rixhard Nikson në vitin 1971, si reagim kundër disa trendeve tek të rinjët amerikanë. Gjatë kohës kur Niksoni ishte president, droga ishte bërë simbol i rrebelimit, trazirave sociale dhe mospajti[1]meve politike, sikurse ishte edhe lufta në Vietnam.

Kjo do të nënkuptonte një prioritet pa-precedent për t’i luftuar në çdo formë kontrabanduesit dhe kultivuesit e drogave, por edhe luftimin e çdo forme të asociimit me drogën, përfshirë këtu edhe përdoruesit e drogave apo personat me posedim të vogël te çfarëdo lloji të substancave ilegale. Dekadat në vijim u dominuan kryesisht me konventa të OKB-së dhe krijime të institucioneve dhe agjencive për t’i përndjekur kultivuesit, për t’i kontrolluar substancat dhe për t’i kriminalizuar përdoruesit e drogave, në të cilat dallimi mes përdoruesëve dhe kontrabanduesëve nuk thekso[1]het aspak. Kësisoji, përceptimi diskriminues dhe stigmatizues global ndaj substancave psikoaktive dhe përdoruesëve të tyre është krijuar kryesisht në 100 vitet e fundit të politik-bërjes.

Shkarko ketu