The exchange program to clean syringes and needles
Programi i Shkëmbimit të Shiringave dhe Gjilpërave, është një ndër shtyllat kryesore të Programit të Zvogëlimit të Dëmit. Përmes këtij programi, Përdoruesit e Drogave Injektuese mund të pajisen me shiringa dhe gjilpëra sterile, kondoma, tupfera me alkool, ujë të destiluar dhe material informues dhe edukativ.
Qëllimi kryesor i këtij programi është parandalimi i infeksionit të HIV-it, Hepatitit B dhe C, si dhe infeksioneve tjera, që barten me anë të përdorimit të shiringave të përdorura ose shkëmbimit të shiringave në mesin e përdoruesve të drogës, dhe pastaj parandalimin e bartjes së këtyre infeksioneve tek partneri, anëtarët e familjes dhe shoqëria në përgjithësi.
Ky program realizohet brenda objektit/zyreve në Labyrinth (Drop-in Qendra) në Prishtine, Prizren dhe Gjilan, si dhe në teren (vendet ku frekuentohen me shumë nga përdoruesit e drogave injektuese).
Ky program ka për qëllim që të ndikojë në:
• ndikimin e qëndrimeve për të sjellë ndryshime në sjelljet e Përdoruesve të Drogave Injektuese, duke siguruar informacion mbi HIV, Hepatit B dhe C,
• reduktimin e dëmeve (parandalimi i dëmtimit të venave) duke përfshirë parandalimin e mbidozimit,
• inkurajimin e përdorimit të shiringave dhe gjilpërave sterile (parandalimi i infeksioneve), promovimin e përdorimit të kondomit
• inkurajimin e përfshirjes së PDI-ve në grupet e vet-ndihmës.