Counseling and initial testing for HIV hepatitis b and c
Qendra për KTV për HIV në Labyrinth ofron shërbime për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS, Hepatit B dhe C. Kjo qëndër ka filluar punën në vitin 2002 në Labyrinth në Prishtinë, ndërsa në kuadër të Programit të Fondit Global për Parandalimin e HIV-it, në vitin 2009 ka filluar punën edhe në dy qendrat tjera, në Prizren dhe Gjilan.
Kjo qendër ka këto qëllime:
• T'u sigurohet një qasje më e lehtë në testimin e personave me rrezik të lartë në HIV infeksion siç janë Përdoruesit e Drogave Injektuese;
• Të ofroj falas shërbimet e HIV testimit;
• Të siguroj Këshillim cilësor para dhe pas testimit.
• Inkurajimi i grupeve të rrezikut të lartë për tu testuar;
• Ofrimi i informacioneve të sakta për HIV transmisionin;
• Sforcimi i ndryshimit të sjelljeve, seksit të sigurt (përmes përdorimit të kondomit) dhe përdorimit të gjilpërave sterile;