Mund të na shkruani në labirinti@gmail.com dhe ne do t'ua konfirmojmë kur mund të vini për praktikë.
Qendra jonë ofron teste për të gjitha llojet e drogave të cilat janë kualitative (teste të cilat tregojnë prezencën e substancës në fjalë në trup, por jo sasinë që ka marrë) poashtu kemi edhe teste për 5 lloje të drogave dhe 10 lloje të drogave njëherashi. Testet bëhen përmes urinës, rezultatet e të cilave dalin brenda 10 minutave, dhe me dëshirën e klientit rezultatet mbesin anonim. Poashtu posedojmë testet të cilat tregojnë përbërjen e substancës dhe prezencën e substancës në objekte (të ashtuquajtura Touch Screen Tests).
Po, në qendrën tonë mund të bëni testet për HIV, Hepatit B dhe Hepatit C, testimi dhe keshillimi vullnetarë bëhet pa pagesë, behet permes gjakut dhe rezultatet dalin brenda 10 minutave, rezultatet poashtu mbeten anonime.