Çka e shkakton një fobi?

Fobia specifike nganjëherë zhvillohet pas një ngjarje traumatike (p.sh. pasi që dikush është sulmuar nga një kafshë ose pasi që ka mbetur i/e mbërthyer në një ashensor), pastaj vëzhgimi i të tjerëve që kalojnë një ngjarje traumatike (p.sh.nese perosni ka qenë duke shikuar dikë që po mbytej në ujë),nëse ka përjetuar një sulm paniku të papritur në një situatë të cilës i është frikësuar (p.sh.një sulm paniku ndërsa ishtë duke udhëtuar me aeroplan apo tren), ose nga transmetimi informativ (p.sh.mbulimi i gjerë mediatik i një aksidenti avioni).

Megjithatë, shumë individë që kanë fobi specifike nuk janë në gjendje të kujtojnë arsyet specifike për fillimin e fobive të tyre, prandaj mendohet që janë një sërë faktorësh që mund të luajnë rol, siq janë faktorët gjenetik, psikolgjik (temperamenti) dhe rrethanat jetësore apo ambienti ku jetojmë.

Provoni ta kuptoni këtë së pari: Kur ankthi juaj të arrijë kulmin në një moment të caktuar, në vend se të ikni, të largoheni apo të shmangeni në atë momënt (gjë që zakonisht e bëjmë), provoni të qëndroni në atë situatë, dhe mbani mend: Kur ankthi arrin kulmin, mund të qëndrojë aty për disa minuta apo një kohë të caktuar, por nuk mund te qëndroj aty përgjithmonë. Në mënyrë natyrale ankthi apo frika do të zbehen dhe zvogëlohen, sepse mekanizmat tonë të ballafaqimit dhe truri ynë është i ndërtuar në atë mënyrë, që nuk i lejon mundësi ankthit të qëndrojë vazhdimisht në kulmin e intensitetit (sepse trupi ynë nuk do ta përballonte), prandaj në mënyrë natyrale ankthi apo edhe sulmet e panikut do të zbehën dhe zhduken.

Provoni të ballafaqoheni gradualisht me stimulin/shkakun tuaj të frikës apo ankhit. Filloni të bëni një hierarki të situatave ku keni frikë apo ankth (bazuar në vlerësimin e intensitetit të ankthit tuaj nga 0 deri ne 100), ku ju rendisni frikën tuaj, duke filluar nga situata më pak e frikshme në situatën më të frikshme. Për shembull, nëse keni frikë nga kalimi i urave, mund të filloni me situatën më pak të frikshme, ku ju vizualizoni urën në mendjen tuaj. Pasi ta ekspozoni veten në këtë disa herë dhe të arrini të mos keni simptoma intensive të ankthit, atëherë mund të shkoni në nivelin tjetër më të lartë të frikës në hierarkinë tuaj të këtyre situatave, e që mund të jetë: kaloni një urë të shkurtër (me këmbë apo makinë) me një telefon mobil me vete për siguri. Këtë duhet ta përsërisni disa herë deri sa të ketë reduktim të ankthit.

Pastaj, herën tjetër, ju mund të shkoni në nivelin e ardhshëm më të lartë të frikës, derisa ju jeni në gjendje të kaloni një urë të gjatë, ku ka edhe trafik, por pa telefon celular. Edhe këtë duhet ta bëni disa herë, deri sa të provoni se ankthi juaj do të ulet, gjatë kohës që jeni duke u ballafaquar. Që ta keni më lehtë, para çdo ballafaqimi apo ekspozimi, bëjani pyetjen vetes: Çka është ajo që i frikësoheni se do të ndodhë? Sa ka gjasa reale që ajo të ndodhë? Çfarë shpjegimi tjetër do të mund t’i jepni këtij parashikimi që keni? Për tu relaksuar, do t’ju ndihmoj që të fokusoni vëmendjen tek frymemarrja juaj, të mërrni frymë thelle dhe numëroni frymemarrjet, çdo frymëmmarrje dhe çdo frymenxerrje, në këtë mënyrë do t’i dërgpni një sinjal trupit dhe trurit se gjithçka është në kontroll dhe se frika apo ankthi që përjetuat ishte vetëm një alarm false, dhe se asgjë e keqe nuk do të ndodhë.


KUR DUHET TË KËRKOJMË NDIHMË

Nëse situata e frikësuar ose objekti i frikësuar është i lehtë për t'u shmangur, njerëzit me fobi specifike mund të mos kenë nevojë për ndihmë apo trajtim, por në qoftë se shmangia e vazhdueshme e objektit apo situatës së frikësuar, ndërhyn në jetën e tyre personale, në punë dhe shkakton paaftësi tëk personi për të pasur një jetë normale, ndihma profesionale është e nevojshme, posaqërisht kur personi vuan nga më shumë se një fobi specifike, dhe gjithçka që ka provuar në mënyrë vetanake nuk ka patur sukses. Terapia Kognitive dhe e Sjelljes, përmes strategjive të ballafaqimit dhe përpunimit të mendimeve dhe ndjenjave, është një ndër qasjet me efektive në psikoterapi, në trajtimin e fobive specifke dhe ankthit.


Brikena Krasniqi Hoti - Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë

Mr.Sc në Psikologji Klinike dhe Shëndeti