Rast Studimor për Përmirësimin e të Drejtave të Njeriut të Përdoruesve të Drogave në Kosovë

Prill, 2019

Ky rast studimor është zhvilluar në kuadër të Programit “ENDURE” – Mbrojtja dhe Fuqizimi i të Drejtave të Përdoruesve të Drogave në Kosovë që udhëhiqet nga Qendra Mediko-Psikoterapike“Labyrinth” dhe ka për qëllim të ofrojë një vështrim të përgjithshëm dhe analizë të qasjes institucionale ndaj përdoruesve të drogave në Kosovë sa i përket respektimit dhe përmbushjes së të drejtave fundamentale njerëzore.

Synimi i këtij dokumenti është t’i shërbejë autoriteteve shtetërore dhe akterëve të tjerë si organizatave të shoqërisë civile dhe vetë përdoruesve të drogave, si hartë për identifikimin e ngecjeve në ofrimin e mbrojtjes dhe përmbushjes së të drejtave të njeriut për përdoruesit e drogave. Për më tepër, ky dokument ilustron se si stigmatizimi, diskriminimi dhe ndëshkimi nga autoritetet ndikon në cilësinë e jetës së përdoruesve të drogave. Ndër të tjera ky dokument mund t’i hyjë në punë autorieteve publike për identifikimin e prioriteteve në nivel nacional dhe për planifikimin strategjik të adresimit të problemit të drogave në Kosovë. Analiza përqendrohet në tregimin personal të një përdoruesi të drogave nga Prishtina i cili ka pasur përvoja të ndryshme me autoritet publike në Kosovë duke përfshirë Policinë e Kosovës, qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Institucionin e Avokatit të Popullit. Identifikimi dhe analizimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut tregohet përmes rrugëtimit të tij dhe kontaktit të tij me autoritetet publike. Në fund të këtij dokumenti janë paraqitur disa rekomandime në lidhje me atë se si mund të përmirësohet situata e të drejtave të njeriut për përdoruesit e drogave në Kosovë.

Shkarko këtu