Analizë për rolin dhe përgjegjësitë e Qendrës për Punë Sociale në Kosovë

Shërbimet sociale: janë veprime mbështetëse që ofrohen përmes metodave të punës sociale dhe metodave tjera, me qëllim rritjen e mirëqenies për individët, dhe familjet e cenuara, grupin dhe komunitetin, të cilat ndihmojnë në eliminimin e rreziqeve, zvogëlimin e varfërisë, përmirësimin e përfshirjes dhe integrimit me qëllim të arritjes së potencialit të plotë në jetë. Ato janë të dizajnuara për t’i shërbyer fëmijëve, të rriturve dhe të moshuarave, si dhe familjes dhe komunitetit aty ku këto janë të ndërlidhura. Këto shërbime synojnë këto kategori por jo vetëm, fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuar, të moshuar, personat me sëmundje kronike dhe afatgjate, të gjitha rastet e dhunës, personat që kanë problem me abuzim të substancave narkotike, fëmijët pa kujdes prindëror, të lënë pas dore, të keqtrajtuar, ata që janë në konflikt me ligjin.

Shkarko këtu