Scaling up HIV prevention among key populations – People Who Inject Drugs component

The Global Fund, April 2009 – ongoing

Programi i Fondit Global për parandalimin e HIV-it-Komponenta e Përdorueseve të Drogave Injektuese

Labyrinth është nën-marrës i grantit të Fondit Global për HIV-in në Kosovë, përmes CDF (Community Development Fund), në kuadër të Programit për Parandalimin e HIV-it. Ky program fokusohet në parandalimin e HIV-it dhe zvogëlimin e dëmeve në mesin e popullatave vulnerabile, i cili ka nisur te implementohet në fund të vitit 2008.

Programi i Fondit Global në Labyrinth-komponenta për Përdoruesit e Drogave me Injektim, ka për bazë Programin e Zvogëlimit të Dëmit, duke përfshirë ofrimin e këtyre shërbimeve në tre qendrat e Labyrinth-it: në Prishtinë, në Prizren dhe në Gjilan:
  • Programi i shkëmbimit të shiringave dhe gjilpërave sterile
  • Këshillimi dhe Testimi Vullnetarë për HIV, Hepatit B dhe C
  • Shërbimet psikosociale për përdoruesit e drogave me injektim dhe familjarët e tyre
  • Shërbimet mjekësore dhe psikiatrike
  • Këshillimi Peer to Peer
  • Facilitimi i grupeve te Vet-Ndihmës për Përdoruesit e Drogave me Injektim
  • Aktivizimi i vullnetarëve për pastrimin e vendeve nga shiringat dhe gjilpërat
Terapia Mbajtëse me Metadon ofrohet vetëm në qendrën Labyrinth në Prishtinë.  Të gjitha këto shërbime janë pa pagesë.

Methadone Protective Therapy

Terapia Mbajtëse me Metadon në qendrën Labyrinth në Prishtinë, ka filluar në Prill të vitit 2012. Deri më tani, nëpër këtë program kanë kaluar 235 persona te varur nga Heroina.
Për t’u përfshirë në këtë lloj të terapisë, personi duhet të jetë banor i Republikës së Kosovës dhe të ketë me vete një dokument identifikimi.

Shërbimi është pa pagesë.

Çka është Terapia Mbajtëse me Metadon?
  • Metadoni është drogë sintetike me veprim afatgjatë, i cili për herë të parë është përdorur në trajtimin mbajtës për varësinë nga drogat opiate, në SHBA gjatë viteve 1960. Hynë në grupin e opiateve me veprim “agonist”, që do të thotë se ka veprim të ngjashëm me morfinën dhe medikamentet tjera narkotike.
  • Trajtimi me metadon është për njerëzit që janë të varur nga heroina dhe drogat tjera depresante (opiatet). Nuk është për njerëzit që kanë probleme me drogat tjera ose që janë të varur nga drogat si: kokaina, alkooli, benzodiazepinet, marihuana ose duhani.
  • Njerëzit e varur nga përdorimi i heroinës dhe opiateve, të cilët janë në trajtim mbajtës me metadon, janë më të shëndetshëm dhe më të sigurt se sa ata të cilët nuk janë duke u trajtuar me metadon. Ata që janë në trajtim, jetojnë më gjatë, shpenzojnë më pak kohë në kërkim të drogës, pastaj nëpër burgje dhe spitale, janë më pak të rrezikuar nga infektimi me HIV, Hepatit B dhe C dhe janë më pak të përfshirë në vepra kriminale
  • Metadoni nuk është shërim për varësinë nga heroina ose opiatet. Është trajtim i cili është efektiv vetëm kur personi vazhdon ta përdor atë në mënyrë të duhur.
  • Nëse përdoret në doza të përshtatshme, metadoni nuk shkakton eufori. Doza e metadonit duhet të përcaktohet në mënyrë individuale. Doza e përshtatshme është ajo e cila e zbeh dëshirën për te marr droge, pa shkaktuar efektet e euforisë ose te qetësimit.

Counseling and initial testing for HIV, Hepatitis B and C

Qendra për KTV për HIV në Labyrinth ofron shërbime për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS, Hepatit B dhe C. Kjo qëndër ka filluar punën në vitin 2002 në Labyrinth në Prishtinë, ndërsa në kuadër të Programit të Fondit Global për Parandalimin e HIV-it, në vitin 2009 ka filluar punën edhe në dy qendrat tjera, në Prizren dhe Gjilan.

Kjo qendër ka këto qëllime:
  • T'u sigurohet një qasje më e lehtë në testimin e personave me rrezik të lartë në HIV­ infeksion siç janë Përdoruesit e Drogave Injektuese;
  • Të ofroj falas shërbimet e HIV testimit;
  • Të siguroj Këshillim cilësor para dhe pas testimit.
  • Inkurajimi i grupeve të rrezikut të lartë për tu testuar;
  • Ofrimi i informacioneve të sakta për HIV transmisionin;
  • Sforcimi i ndryshimit të sjelljeve, seksit të sigurt (përmes përdorimit të kondomit) dhe përdorimit të gjilpërave sterile;

The exchange program to clean syringes and needles

Programi i Shkëmbimit të Shiringave dhe Gjilpërave, është një ndër shtyllat kryesore të Programit të Zvogëlimit të Dëmit. Përmes këtij programi, Përdoruesit e Drogave Injektuese mund të pajisen me shiringa dhe gjilpëra sterile, kondoma, tupfera me alkool, ujë të destiluar dhe material informues dhe edukativ.

Qëllimi kryesor i këtij programi është parandalimi i infeksionit të HIV-it, Hepatitit B dhe C, si dhe infeksioneve tjera, që barten me anë të përdorimit të shiringave të përdorura ose shkëmbimit të shiringave në mesin e përdoruesve të drogës, dhe pastaj parandalimin e bartjes së këtyre infeksioneve tek partneri, anëtarët e familjes dhe shoqëria në përgjithësi.

Ky program realizohet brenda objektit/zyreve në Labyrinth (Drop-in Qendra) në Prishtine, Prizren dhe Gjilan, si dhe në teren (vendet ku frekuentohen me shumë nga përdoruesit e drogave injektuese).

Ky program ka për qëllim që të ndikojë në:
  • ndikimin e qëndrimeve për të sjellë ndryshime në sjelljet e Përdoruesve të Drogave Injektuese, duke siguruar informacion mbi HIV, Hepatit B dhe C,
  • reduktimin e dëmeve (parandalimi i dëmtimit të venave) duke përfshirë parandalimin e mbidozimit,
  • inkurajimin e përdorimit të shiringave dhe gjilpërave sterile (parandalimi i infeksioneve), promovimin e përdorimit të kondomit
  • inkurajimin e përfshirjes së PDI-ve në grupet e vet-ndihmës.