Po, në qendrën tonë mund të bëni testet për HIV, Hepatit B dhe Hepatit C, testimi dhe keshillimi vullnetarë bëhet pa pagesë, behet permes gjakut dhe rezultatet dalin brenda 10 minutave, rezultatet poashtu mbeten anonime.

Mund të na shkruani te kontakti dhe ne do t'ua konfirmojmë kur mund të vini për praktikë.

Qendra jonë ofron teste për të gjitha llojet e drogave të cilat janë kualitative (teste të cilat tregojnë prezencën e substancës në fjalë në trup, por jo sasinë që ka marrë) poashtu kemi edhe teste për 5 lloje të drogave dhe 10 lloje të drogave njëherashi. Testet bëhen përmes urinës, rezultatet e të cilave dalin brenda 10 minutave, dhe me dëshirën e klientit rezultatet mbesin anonim. Poashtu posedojmë testet të cilat tregojnë përbërjen e substancës dhe prezencën e substancës në objekte (të ashtuquajtura Touch Screen Tests).

Mbidoza ndodh kur merret një sasi e tepruar e droges dhe trupi nuk eshte ne gjendje ta perballoj. Mbidoza karakterizohet me veshtiresi ne frymemarrje, pergjumesi, huti, deri ne gjendje kome. Lekura eshte e ftohte, e zbehur dhe e djersitur ose e nxehte dhe e thate. Dhembja e gjoksit mund te paraqitet nese zemra dhe mushkerite jane te demtuara, si dhe frymemarrja mund te shpejtohet, ngadalesohet, ose thellesohet. Per shkak se drogat e ndryshme demtojne organe te ndryshme, edhe simptome te ndryshme mund te paraqiten.
Vini re: Intervenimi per mbidozen mund te jipet vetem nga stafi profesional shendetesor dhe mos u hamendni te kerkoni ndihme nese dyshoni se dikush po bije ne mbidoze.


Përditesuar: 13/12/2021 18:50:53