X
GO
en-GBsq-ALsr-Latn-RS

Methadone Protective Therapy

SuperUser Account

Terapia Mbajtëse me Metadon në qendrën Labyrinth në Prishtinë, ka filluar në Prill të vitit 2012. Deri më tani, nëpër këtë program kanë kaluar 235 persona te varur nga Heroina.
Për t’u përfshirë në këtë lloj të terapisë, personi duhet të jetë banor i Republikës së Kosovës dhe të ketë me vete një dokument identifikimi. 

Shërbimi është pa pagesë.
Çka është Terapia Mbajtëse me Metadon?
•    Metadoni është drogë sintetike me veprim afatgjatë, i cili për herë të parë është përdorur në trajtimin mbajtës për varësinë nga drogat opiate, në SHBA gjatë viteve 1960. Hynë në grupin e opiateve me veprim “agonist”, që do të thotë se ka veprim të ngjashëm me morfinën dhe medikamentet tjera narkotike.
•    Trajtimi me metadon është për njerëzit që janë të varur nga heroina dhe drogat tjera depresante (opiatet). Nuk është për njerëzit që kanë probleme me drogat tjera ose që janë të varur nga drogat si: kokaina, alkooli, benzodiazepinet, marihuana ose duhani.
•    Njerëzit e varur nga përdorimi i heroinës dhe opiateve, të cilët janë në trajtim mbajtës me metadon, janë më të shëndetshëm dhe më të sigurt se sa ata të cilët nuk janë duke u trajtuar me metadon. Ata që janë në trajtim, jetojnë më gjatë, shpenzojnë më pak kohë në kërkim të drogës, pastaj nëpër burgje dhe spitale,  janë më pak të rrezikuar nga infektimi me HIV, Hepatit B dhe C dhe janë më pak të përfshirë në vepra kriminale
•    Metadoni nuk është shërim për varësinë nga heroina ose opiatet. Është trajtim i cili është efektiv vetëm kur personi vazhdon ta përdor atë në mënyrë të duhur.
•    Nëse përdoret në doza të përshtatshme, metadoni nuk shkakton eufori. Doza e metadonit duhet të përcaktohet në mënyrë individuale. Doza e përshtatshme është ajo e cila e zbeh dëshirën për te marr droge, pa shkaktuar efektet e euforisë ose te qetësimit.

Print
2416 Rate this article:
No rating

Name:
Email:
Subject:
Message:
x

Prishtina Office

Kontakti Prishtinë
Str. Gazmend Zajmi, No. 42
10 000, Prishtina, Kosovo
Phone: +381(0)38/230104
E-mail: labirinti@gmail.com

Gjilan Office

Kontakti Gjilan
Str. Adem Jashari, No. 94/B
60 000 Gjilan, Kosovo
Phone: 0280 32 54 00
E-mail: labirinti@gmail.com

Prizren Office

Kontakti Prizeren
Str. Marin Barleti, No. 5
20 000 Prizren, Kosovo
Phone: 029 22 30 21
E-mail: labirinti.pz@gmail.com

Contact Us

Your Contact Information

Your Feedback