X
GO
en-GBsq-ALsr-Latn-RS

Varësia nga drogat-sëmundje kronike e trurit

Varësia nga drogat-sëmundje kronike e trurit
Nazlije Berisha
/ Categories: Blog

A është varësia nga drogat një sjellje e devijuar apo është sëmundje kronike e “trurit”?

Studimet e fundit e mbështesin këtë të dytën. Varësia nga droga është një sëmundje kronike, rikthyese e trurit, që shoqërohet me sjellje kompulsive dhe dëshirë të parezistueshme për të përdorur drogë, pa marrë parasysh pasojat dhe dëmet, jo vetëm ndaj vetës por edhe ndaj rrethit.

Shpeshherë njerëzit, në mënyrë të gabuar, e shohin varësinë nga droga vetëm si një problem social dhe personat e varuar nga këto substanca i shohin si moralisht te “dobtë”. Edhe pse fillimi i përdorimit të drogës mund të jetë zgjedhje e vullnetit të individit, pas përdorimit të vazhdueshëm dhe pasi të krijohet varësia, kjo më nuk është nën kontrollin e personit.

 

Nuk mjafton dëshira ose vullneti për ta ndërprerë.

Ato që duhen marrë parasysh janë edhe ndryshimet që ndodhin në tru, e më këtë pasojnë edhe ndryshimet në sjellje. Prandaj ndërprerja e përdorimit të saj nuk është thjeshtë çeshtje e dëshirës ose vullnetit të përsonit për ta ndërprerë atë. Është shumë më komplekse se sa duket në shikim të parë.

Sipas Nora Volkow,  neuro shkencëtare dhe drejtoreshë e Institutit Amerikan për Abuzimin nga Drogat (NIDA), varësia nga droga është sëmundje e “trurit”, sepse abuzimi  dhe përdorimi i vazhdueshëm i drogave qon deri tek disa ndryshime në strukturën dhe funksionimin e trurit.

Studimet e saj të fundit permes skanimit të imazheve të trurit të personave të varuar nga droga, kanë treguar çrregullimet që ndodhin në korteksin parafrontal të trurit, duke krijuar dëshirë të parezistueshme për të marr drogë, edhe pse personat janë të vetëdijshëm për këtë dëshirë irracionale por që nuk mund ta kontrollojnë.  Fushat kryesore të prekura nga këto ndryshime janë korteksi orbitofrontal, i cili është përgjegjëse për mbajtjen e vëmendjes së drejtuar kah qëllimet e parashtruara dhe korteksi cingular i perparëm, i cili ndikon në kapacitetin e personit për të monitoruar dhe zgjedhur planin e veprimeve të tij. Personat e varuar nga drogat, kanë vështirësi në drejtimin e vëmendjes dhe veprimeve të tyre në aktivitete që nuk kanë të bëjnë me sigurimin dhe përdorimin e drogës.  Keto studime kanë ndryshuar pikëpamjen dhe qasjen ndaj problemit të drogave, jo vetëm në komunitetin e shkencëtarëve por gradualisht edhe tek njerëzit në përgjithësi.

 

Si bëhet një person i varuar nga droga?

Mendoni për kënaqësinë që e ndjeni, kur diçka e mirë ju ndodhë, p.sh. kur fiton lojën ekipi juaj i preferuar ose kur shpërbleheni për një punë që e keni kryer. Në këtë rast sistemi limbik i trurit është në funksion duke e liruar dopaminën e cila ju shkakton ndjenjën e kenaqësisë. Për shkak se këto ndjenja të kënaqësisë janë të natyrshme dhe te nevojshme për mbijetesë, sistemi limbik do të ndikon në krijimin e një “oreksi” i cili vazhdimisht do t’iu nxisë që të kërkoni përsëri përjetimin e ndjenjave të mësipërme. Këtu kemi aktivizimin e qarkut shpërblyes të trurit (reward system)

Në rastin tjetër, kur personi përdorë drogë për herë të parë, ai ose ajo përjeton një ndjenjë të fuqishme, intensive dhe jo natyrale të kënaqësisë, për të cilën është përgjegjës lirimi i një numri të madh, jonatyral të neurotransmiterve sikurse që është dopamina dhe endorfina. Për shkak të një vërshimi jo normal të këtyre neuotransmiterve, mënyra e funksionimit të trurit fillon të ndryshoj. Sistemi i tajimit normal të neurotransmiterve çrregullohet, dhe dëmtohen receptorët e endorfines ose dopaminës. Kështu truri fillon të prodhoj më pak neurotransmiter, me ç’rast aftësia e sistemit limbik ose e qarkut shpërblyes për të shkaktuar ndjenjën e kënaqësisë dobësohet, kur personi nuk është nën ndikimin e drogës. Kështu, ai nuk është në gjendje të përjetoj kënaqësi në kushte normale dhe si pasojë ndihet monoton, i pa jetë, dhe depresiv. Në këtë rast personit i nevojitet të përdor drogë, për të ngritur në nivel normal tajimin e dopaminës ose endorfinës. Thënë më ndryshe, në këtë fazë, personit nuk i nevojitet droga për t’ shkaktuar ndjenjën e kënaqësisë por për të normalizuar funksionimin e tij.

Këto ndryshime në tru bëjnë që personi të përfshihet në sjellje kompulsive për të marr drogë, pa marrë parasysh pasojat negative.

Mirëpo, edhe pse tani dihet se çfarë ndodhë në trurin e një personi të varaur nga droga, nuk mund të parashikohet se sa kohë i nevjoitet një personi që të përdorë drogë, dëri sa të bëhet i varuar prej saj. Ndërveprimi i faktorëve biologjik, gjenetik dhe mjedisor duhet të merren parasyshë.

Pasi që varësia nga drogat është një çështje e ndërlikuar dhe multidisciplinare, edhe trajtimi i saj kërkon qasje multidisciplinare. Shumica e programeve të trajtimit bazohen në terapi me barëra dhe psikoterapi.

Shkruan: Brikena Krasniqi Hoti- Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë

 

 

 

 

 

 

Previous Article Është mbajtur Trajnimi për stafin mjekësor për çështjet e te drejtave te njeriut për përdoruesit e drogës “Afa” Prishtine
Next Article Përse disa të rinjë përdorin drogë, ndërsa disa të tjerë jo?
Print
4443 Rate this article:
No rating

Name:
Email:
Subject:
Message:
x

Prishtina Office

Kontakti Prishtinë
Str. Gazmend Zajmi, No. 42
10 000, Prishtina, Kosovo
Phone: +381(0)38/230104
E-mail: labirinti@gmail.com

Gjilan Office

Kontakti Gjilan
Str. Adem Jashari, No. 94/B
60 000 Gjilan, Kosovo
Phone: 0280 32 54 00
E-mail: labirinti@gmail.com

Prizren Office

Kontakti Prizeren
Str. Marin Barleti, No. 5
20 000 Prizren, Kosovo
Phone: 029 22 30 21
E-mail: labirinti.pz@gmail.com

Contact Us

Your Contact Information

Your Feedback