X
GO
en-GBsq-ALsr-Latn-RS

Stresi kronik dhe ndikimi i tij në sëmundjet e shëndetit fizik

Stresi kronik dhe ndikimi i tij në sëmundjet e shëndetit fizik
Nazlije Berisha
/ Categories: Blog

 

Jeta është plot me situata stresuese dhe kjo nuk është diçka e re që po e dëgjoni, apo jo? Secili prej nesh e dimë që stresi ka një ndikim të madh mbi gjendjen tonë emocionale, ndjenjën tonë të mirëqenies, sjelljen dhe shëndetin. Megjithatë, mund të mos e kemi menduar se sa në të vërtetë, mund të jetë i dëmshëm stresi kronik dhe si?

 

Hulumtimet konfirmojnë se stresi mund të shfaqet në formën e një sërë sëmundjesh fizike, nga një stomak kronik i shqetësuar deri në dhimbje koke, ftohjet e shpeshta ose madje edhe ulje e dëshirës për marrëdhënie seksuale. Por kjo nuk është e gjitha.

 

Reagimet e organizmit tonë ndaj stresit akut, zakonisht janë të padëmshme dhe ndihmojnë organizmin dhe mendjen tonë që t’i përshtatemi ndryshimeve dhe kërkesave ndaj nesh. Megjithatë, nëse stresorët janë të vazhdueshëm dhe stresi është kronik, d.m.th i tejkalon aftësitë e individit për ballafaqim, atëherë kjo paraqet një barrë të rëndë për shëndetin tonë, jo vetëm shëndetin mendor por edhe shëndetin fizik në veçanti.

 

Stresi kronik mund të shkaktojë disa reagime fiziologjike në organizëm, e cila e rrit vulnerabilitetin e organizmit ndaj sëmundjeve të ndryshme apo e keqëson gjendjen e sëmundjeve ekzistuese.

 

Pas perceptimit të një ngjarje akute stresuese, ndodh një kaskadë e tërë ndryshimesh në sistemin tonë nervor, atë kardiovaskular, endokrin dhe sistemin imunitar. Në rastin e stresit akut, aktivizimi i këtyre sistemeve na ndihmon që të përgatitemi për veprim dhe më pas kemi rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme. Në rastin e stresit kronik, kemi aktivizimin e vazhdueshëm dhe të tepruar të këtyre sistemeve, ku i gjithë organizmi qëndron në një gjendje konstante hipervigjilente, si dhe prodhimin e vazhdueshëm të hormonit kortizol në gjak (hormoni i stresit), gjë që përbën një ngarkesë të madhe për organizmin.

 

Aktivizimi kronik apo i vazhdueshëm i Sistemit Nervor Autonom, që ndodh rëndom në gjendje stresi, paraqet ngarkesë të tepruar për organizmin tonë dhe mund të rezultojë me hipertension, tahikardi, hiperglikemi dhe tension muskulor. Më kalimin e kohës, nëse stresi është i vazhdueshëm, vjen deri tek një gjendje e vazhdueshme hipervigjilente e organizmit tonë, që është rrjedhojë e ngacmimit të vazhdueshëm të boshtit HPA (Hipotalamik-Pituita-Adrenal) dhe Sistemit Nervor Simpatetik.

Ky çrregullim i funksionimit të këtyre sistemeve mund të kontribuojë në shfaqjen e sëmundjeve të tilla si: sëmundjet kardiovaskulare, gatsrointestinale (siç janë ulçera apo IBS-Sindormi i zorreve te irritueshme), obeziteti (mbipesha), diabeti, sëmundjet autoimune (artriti reumatik), por stresi luan rol edhe ne dhimbjet kronike, te tilla si : migrena, dhimbja e shpines, fibromyaglia.

 

Në rastin më të lehtë mund të ndiheni vazhdimisht të irrituar, keni vështirësi në koncentrim, një ndjenjë ligështimi apo sikur do t’iu bie të fiktë, etj. Nëse sëmureni qoftë edhe nga një e ftohur apo grip, stresi kronik jua vështirëson dhe ngadalëson procesin e shërimit. Stresi kornik ndikon në rritjen e inflamacionit dhe nivelin e shënuesve të inflamatorëve në gjak, të tilla si proteina c-reaktive. Sa më e gjatë dhe sa më intensive që është periudha stresuese, aq më të mëdha janë mundësitë e ndikimit dhe dëmtimit në shëndetin tuaj.

 

Marrëdhënia midis stresorëve psiko-social ( siç është stresi) dhe sëmundjeve të ndryshme, ndikohet nga natyra, numri dhe kohëzgjatja e ndikimit të stresorëve, si dhe nga ndjeshmëria biologjike e individit (gjegjësisht gjenetika), resurset psiko-sociale dhe modelet apo strategjitë individuale të përballimit.

Brikena Krasniqi Hoti-Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë

 

Previous Article ENDURE invites candidatesor or consulting firms to bid for the termes of reference
Next Article Çka konsidertohet stres kronik?
Print
1396 Rate this article:
No rating

Name:
Email:
Subject:
Message:
x

Prishtina Office

Kontakti Prishtinë
Str. Gazmend Zajmi, No. 42
10 000, Prishtina, Kosovo
Phone: +381(0)38/230104
E-mail: labirinti@gmail.com

Gjilan Office

Kontakti Gjilan
Str. Adem Jashari, No. 94/B
60 000 Gjilan, Kosovo
Phone: 0280 32 54 00
E-mail: labirinti@gmail.com

Prizren Office

Kontakti Prizeren
Str. Marin Barleti, No. 5
20 000 Prizren, Kosovo
Phone: 029 22 30 21
E-mail: labirinti.pz@gmail.com

Contact Us

Your Contact Information

Your Feedback