X
GO
en-GBsq-ALsr-Latn-RS

Përse disa të rinjë përdorin drogë, ndërsa disa të tjerë jo?

Përse disa të rinjë përdorin drogë, ndërsa disa të tjerë jo?
Nazlije Berisha
/ Categories: News, Blog

Shumë shpesh kemi hasur në këtë pyetje dhe vazhdon të parashtrohet pothuajse cdo ditë. Eshtë një pyetje me shumë përgjigje dhe hipoteza të ndryshme që ngrisin personat që kanë një familjarë një shok/shoqe ose edhe që vetem shohin dikë duke kaluar andej pari dhe shfaq shenja të dukshme të abuzimit me droga.

Mirëpo është më rëndësi të sqarohet se ashtu sikur sëmundjet e tjera, ndjeshmëria ndaj abuzimit me droga dallon nga përsoni në përson, dhe asnjë faktor i vetëm nuk e përcakton nëse një përson do të përdor drogë ose jo. Në mëyrë të përgjithshme, sa më shumë faktorë të rrezikut që ka një përson aq më shumë rriten gjasat që ai të filloj të përdor droga

Shumë faktorë janë identifikuar si ndihmues në dallimin e atyre fëmijeve që kanë më shumë gjasa të abuzojnë me droga, nga ata më pak të mbrojtur ndaj abuzimit me droga.

Të sqarojme cilët janë faktorët e rrezikut dhe ata mbrojtës.

Faktorët që ndërlidhën me potencialin më të madh të abuzimit me droga quhen faktorët e rrezikut, ndërsa ata që ndërlidhën me uljen e potencialit për abuzim i quajm faktorët mbrojtës. Duhet të cekim që shumë fëmijë edhe pse janë në rrezik për abuzim nuk fillojnë të përdorin droga ose të bëhen të varur. Po ashtu, një faktoë rreziku për një fëmijë mund të mos jetë për tjetrin.

 

Faktoret e rrezikut janë:

1. Sjellje agresive në fëmjëri

2. Mungesa e kujdesit prindëror

3. Aftësi të dobëta të ndërveprimit social

4. Qasja e lehtë tek drogat

5. Mungesa e njohurive mbi dëmet dhe pasojat që mund t’i sjell përdorimi i drogës.

 

 Ndërsa, disa nga faktorët mbrojtës janë:

1. Rregullim i mire emocional

2.  Monitorim prinderor dhe mbështetje emocionale

3. Lidhje pozitive me familjarët dhe bashkëmoshatarët

4. Programe të parandalimit dhe intervenimit të hershëm në familje, shkollë dhe komunitet.

5. Inforimim i drejtë  dhe i saktë për pasojat që mund të sjellë përdorimi i drogës.

Disa faktorë të rrezikut mund të jenë të fuqishëm, por nuk influencojnë abuzimin me droga, përvec nëse një fëmijë i ka predispozitat e caktuara. Le të marrim shembull një fëmijë që është rritur në një ambient familjar ku gjatë procesit të tij të rritjes dhe zhvillimit ai ka parë anëtarë të caktuar të familjës duke abuzuar me droga dhe duke i vuajtur pasojat e përdorimit të tyre. A mendoni që patjetër edhe ai do të fillojë përdorimin? Përgjigjja është, jo domosdoshmërisht ai fëmijë do të fillojë përdorimin e drogës. Studimet e ndryshme dhe praktika jonë klinike tregon që nëse ai fëmijë ka një shoqëri të mirë dhe programe të mirëfillta parandalimi në shkollë, gjasat që ai të fillojë të përdor droga ulën shumë.

 

Si të kuptojmë sa më herët faktoret e rrezikut tek një fëmijë?

Për shembull, rreziqe të tilla si sjellje agresive dhe jashtë kontrollit mund ti vërejmë qysh në fëmijërinë e hershme. Nësë kjo sjellje nuk adresohet me veprime pozitive nga ana e prinderve, atëherë kjo sjellje mund të cojë në rreziqe shtesë kur fëmija hynë në shkollë. Sjellja agresive mund të cojë në refuzim nga bashkëmoshatarët, ndëshkim nga mësuesit dhe dështim akademik në shkollë.

Përsëri nësë këta faktorë nuk adresohen nëpërmjet sjelljeve parandaluese mund të vënë një fëmijë në rrezik për të filluar përdorimin e drogës dhe dukë bërë sjellje të tilla si p.sh., ikja nga orët e mësimit dhe shoqërimi me bashkëmoshatar që përdorin drogë, ikja nga shkolla, vozitja nën ndikimin e substancave dhe sjellje tjera të rrezikshme të pa menduara mirë dhe të pa monitoruara nga prindërit ose mësimëdhënsit.

Si përfundim mund të themi se të rëndësishme janë ndërhyrjet të cilat duhet të ndodhin sa më heret gjatë zhvillimit të fëmijës duke forcur faktorët mbrojtës dhe dukë ulur ata të rrezikut, para se një sjellje të zhvillohet. Nësë një fëmijë i është ekspozuar faktorëve të rrezikut qysh në moshë shumë të vogël, duke vonuar ndrëhyrjen deri në adoloshencë, ka shumë gjasa që të ketë më shumë vështirësi që t’i kaloj rreziqet, sepse në adoloshencë qëndrimet e fëmijeve janë formuar dhe jo lehtë ndryshohen. Andaj një qëllim i rëndësishëm i parandalimit është që të ndryshojë ekuilibrin midis rrezikut dhe faktorëve mbrojtës në mënyrë që faktorët mbrojtës të tejkalojnë faktorët e rrezikut.

 

Gentiana Kuqi Tishukaj Psikologe Klinike

Previous Article Varësia nga drogat-sëmundje kronike e trurit
Next Article Përse të rinjët fillojnë të përdorin marihuanë?
Print
4155 Rate this article:
No rating

Name:
Email:
Subject:
Message:
x

Prishtina Office

Kontakti Prishtinë
Str. Gazmend Zajmi, No. 42
10 000, Prishtina, Kosovo
Phone: +381(0)38/230104
E-mail: labirinti@gmail.com

Gjilan Office

Kontakti Gjilan
Str. Adem Jashari, No. 94/B
60 000 Gjilan, Kosovo
Phone: 0280 32 54 00
E-mail: labirinti@gmail.com

Prizren Office

Kontakti Prizeren
Str. Marin Barleti, No. 5
20 000 Prizren, Kosovo
Phone: 029 22 30 21
E-mail: labirinti.pz@gmail.com

Contact Us

Your Contact Information

Your Feedback