X
GO
en-GBsq-ALsr-Latn-RS

Kam fobi,si mund ta tejkalojë?

Kam fobi,si mund ta tejkalojë?
Nazlije Berisha
/ Categories: Blog

Fobia është një lloj i çrregullimit të ankthit, në të cilën personi shfaq frikë të tepruar ose të paarsyeshme, të vazhdueshme dhe intensive të shkaktuar nga një objekt ose situatë specifike. Objekti apo situata e caktuar,  të cilës i frikësohemi, përbën pak ose aspak rrezik real, ose reagimi i mënjëhershëm më shqetësim të fuqishëm apo ankth intenziv  nuk është në përputhje me rrezikun real që paraqet ai objekt apo situatë e caktuar, pra është reagim anksioz i ekzagjeruar.

Ashtu si në çrregullimet tjera të ankthit, edhë këtu, femrat kanë dy herë më shumë gjasa se sa meshkujt të preken apo të kenë një fobi specifike. Disa njerëz vuajnë ose kanë më shumë së sa një fobi specifike njëkohësisht, pra kanë fobi specifike të shumfishta.

 

Njërëzit që vuajnë nga fobia specifike, janë kryesisht të vetëdijshëm se reagimi i tyre është i ekzagjeruar dhe se frika që kanë është jo racionale. Mëgjithatë, ata nuk mund të kontrollojnë ankthin apo frikën qëe përjetojnë në momentin kur përballen më shkakun e asaj frike dhe shpeshherë edhe vet mendimi rreth ballafaqimit me objektin ose situatën e frikësuar sjell një sulm paniku ose ankth të rëndë apo intenziv.

 

Ajo që ndodhë është që njërëzit do t’i shmangën vazhdimisht objektit apo situatës që i frikësohen, ose në anën tjetër ndodhë që kur janë të detyruar të ballafaqohen ndaj situatës apo objektit fobik, përpiqen të durojnë por janë në një gjenjde frike, tmerri, ankthi intenziv e të vazhdueshëm, gjatë gjithë kohës sa janë në atë përballjë apo në atë situatë. Në momentin kur largohemi, ankthi bie, frika largohet dhe kjo më pas na krijon besimin se mënyra më e mirë për të luftuar këtë frikë është që t’i shmangemi asaj që i frikësohemi më së shumti.

 

ÇFARË NDODHË?

Në kuptimin afatshkurtë shmangia na lehtëson sepse na largohet ankthi apo shqetësimi, por në mënyrë afatgjate, shmangia apo largimi e ushqen vet frikën dhe ankthin duke e bërë atë më të fortë dhe më të fuqishëm. Me siguri po pyesni pse apo si ndodhë kjo. Të shohim përmes këtij shembulli, më poshtë se si krijohet cikli negativ që e mbanë ankthin tonë aktiv:

Fillon me shkakun e caktuar, ku shihni, dëgjoni ose mendoni për objektin apo situatën e frikësuar. Pra, për shembull, mund të keni frikë nga merimangat. Kur të shihni apo kur e mendoni një merimangë, ju vijnë mendime automatike të mënjëhershme rreth merimangës, ku mund të mendoni "Do të ndodhë diçka e keqe" ose "Unë nuk do të mund të përballoj" ose "Do të dëmtohem pasi kjo merimanga do të më kafshojë apo helmojë”. Mendimet pastaj nxisin ndjenjat e ankthit, pasigurisë dhe frikës, së bashku me reagimet fiziologjikë të ankthit, që pasojnë nga lirimi i adrenalinës, ku do të keni rritje të shkallës së frymëmarrjes, rrahja më e shpejtë e zemrës, djersitje, zgjerimi i bebëzave të syrit dhe rritja e vigjilencës.

 

Pra ankthi, frika së bashku me këto reagime fiziologjike të ankthit mund ta bëjnë përjetimin  shumë të pakëndshëm dhe frikësues, e cila pastaj ju detyron të shmangni objektin apo situatën e frikësuar, ose ju bën të ikni dhe të largoheni prej saj.  Megjithëse, shmangia mund t'ju ndihmojë të reduktoni ankthin në një periudhë afatshkurtë, në anën tjetër, shmangia do të bëjë që ju të ruani besimin apo mendimin që ballafaqimi më situatën apo objektin e frikësuar është i rrezikshëm dhe nuk keni lejuar që t’ia dëshmoni vetës që ankthi apo frika do të ulin intensitetin e tyre nese qëndroni mjaftueshëm sa duhet në atë situatë dhe do te keni mundësi të vlerësoni rezikun real që ajo paraqet. Kjo pastaj formon këtë cikël negativ dhe të egër të fobisë specifike, e cila nuk u lejon që fobia juaj të zbehet apo zhduket.

 

Megjithatë, reagimet fiziologjike ndaj situatës së frikësuar ose objektit, ndryshojnë në disa fobi specifike. Përderisa, individët me fobi specifike që lidhen me situata të ndryshme, fobi nga elementët e mjedisit natyror apo fobi nga kafshët, kanë gjasa të përjetojnë ose shfaqin simptoma që lidhen me zgjimin e sistemit nervor simpatetik, siq janë përshkruar më lartë. Ndërsa individët me fobi specifike që lidhen me gjakun, me injektimin apo lëndimin, shpesh shfaqin reagime fiziologjike më ndryshe, që fillon me përshpejtimin e ritmit të zemrës dhe ngritjen e presionit të gjakut, pasuar nga një ngadalësim i shpejtë i të rrahurave të zemrës dhe një rënie në presionin e gjakut, që mund të bëjë t’ju bie të fiktë apo të humbni vetëdijën. Edhe nëse ndodhë kjo, prapesepraë nuk është se do të pesoni ndonjë dëm.


 

LLOJET E FOBVE

 

Fobitë specifike mund të ndahen në disa kategori:

Fobi nga kafshët (p.sh. merimangat, insektet, qentë, gjarpërinjët)

Fobi nga elementet e mjedisit natyror (p.sh. lartësitë, stuhitë, uji, murmurima etj).

Fobi nga gjaku, injektimi, lëndimi (p.sh.gjilpëra, injkesionet dhe tranfsuzionet, procedura mjekësore invazive, plagosja).

Fobitë që lidhen më situata të ndryshme (p.sh.aeroplanë, ashensorë, vende të mbyllura).

Fobi të tjera (p.sh.situata që mund të çojnë në mbytje, ngulfatje ose të vjella, frikë nga humbja e vetëdijës, frikë nga tinguj me zë të lartë ose nga zhurma që lëshon dikush kur hanë ushqim apo mërr frymë).

 

Brikena Krasniqi Hoti-Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë

Mr.Sc në Psikologji Klinike dhe Shëndeti

 


 
Previous Article Cilat janë drogat që krijojnë më tepër varësi?
Next Article Stilet e prindërimit,përse janë të rëndësishëm?
Print
11733 Rate this article:
No rating

Name:
Email:
Subject:
Message:
x

Prishtina Office

Kontakti Prishtinë
Str. Gazmend Zajmi, No. 42
10 000, Prishtina, Kosovo
Phone: +381(0)38/230104
E-mail: labirinti@gmail.com

Gjilan Office

Kontakti Gjilan
Str. Adem Jashari, No. 94/B
60 000 Gjilan, Kosovo
Phone: 0280 32 54 00
E-mail: labirinti@gmail.com

Prizren Office

Kontakti Prizeren
Str. Marin Barleti, No. 5
20 000 Prizren, Kosovo
Phone: 029 22 30 21
E-mail: labirinti.pz@gmail.com

Contact Us

Your Contact Information

Your Feedback