X
GO
en-GBsq-ALsr-Latn-RS

Cilat janë drogat që krijojnë më tepër varësi?

Cilat janë drogat që krijojnë më tepër varësi?
Nazlije Berisha
/ Categories: Blog

 

Cilat janë drogat prej të cilave njerëzit varen më tepër? Duket një përgjigje e thjeshtë, por në fakt varet se kë pyesni. Sipas studiusve, potenciali i një droge për t’i bërë njerëzit të varur pas saj gjykohet në termin e dëmeve që shkaktojnë, nga vlera e tregut të drogës dhe nga shtirja që droga aktivizon sistemin e dopaminsë së trurit,  sa e kënaqshme është kjo drogë për njerëzit, simptomat që droga shkakton etj.

 

Ka në fakt edhe të tjera mënyra se si mund “të masim”, nëse një drogë mund të ketë potencial për t’i bërë njerëzit të varur dhe ka edhe kërkues, të cilët pohojnë se asnjë drogë nuk ka fuqinë të të bëjë të varur përgjithmonë.

Pavarësisht këtyre mendimeve të ndryshme, ne i referohemi asaj që ekspertët thonë.  Ja çfarë thotë një studim interesant për ndikimin që droga të ndryshme kanë te njeriu dhe për varësinë që secila shkakton…

 

Heroina

Ekspertët e klasifikojnë heroinën si drogën që krijon më tepër varësi. Heroina është një narkotik që shkakton rritje të nivelit të dopaminës në tru dhe në një eksperiment me kafshë e ka rritur këtë nivelin deri në 200%.  Përveç se droga që krijon më tepër varësi, heroina është edhe droga më e rrezikshme, sepse një dozë heroinë, që mund të shkaktojë vdekje është vetëm pesë herë më e madhe se një dozë që kërkohet të konsumohet për të ardhur në qejf. Heroina klasifikohet edhe si droga më e dytë e dëmshme jo vetëm për përdoruesit, por edhe për shoqërinë.

 

Alkooli

Edhe pse  legale në shumë vende, alkooli renditet si droga e dytë që krijon më tepër varësi te njerëzit. Alkooli ka shumë efekte në tru, por në eksperimente laboratorike në kafshë i rriti nivelet e dopaminës në tru në 40-360%.

Rreth 22% e njerëzve që kanë pirë alkool do të zhvillojnë varësi nga alkooli në një moment të jetës së tyre. Shoqata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi se 2 bilion njerëz përdorën alkool në vitin 2002  dhe më shumë 3 milion njerëz vdiqën në 2012 për shkak të dëmtimeve në trup të shkaktuara nga pirja e alkoolit. Nga disa specialistë alkooli klasifikohet si droga që shkakton më tepër dëmtime.

 

Kokaina

Kokaina ndërhyn drejtpërdrejt në përdorimin e dopaminës në tru dhe në kalimin e mesazheve nga një neuron te tjetri. Në eksperimente të bëra te kafshët, kokaina rriti nivelet e dopaminës më shumë se tre herë nga niveli normal. Është vlerësuar se ndërmjet 14-20 milion njerëz në botë përdorin kokainë dhe në 2009 tregu i kokainës kishte një vlerë prej rreth 75 billion $. Kokaina është vlerësuar si droga e tretë më dëmtuese, ndërsa kokainë në formë pluhuri, e pesta. Rreth 21 % e njerëzve, që provojnë kokainën do të bëhen të varur prej saj.

 

Barbituratet

Barbituratet, të njohura edhe si plumbat blu, gorillas, nembi, barbi dhe zonjushat rozë janë një klasë e drogave, që fillimisht janë përdorur për të trajtuar ankthin dhe për probleme të gjumit. Ato ndërhyjnë me kimikate në sinjalizimin e trurit, efekt i cili bën të pushojnë zona të caktuara të trurit. Në doza të vogla, këto droga shkaktojnë eufori, por në doza të mëdha mund të jenë vdekjeprurëse sepse shtypin frymëmarrjen.

 

 Nikotina

Nikotina është përbërësi kryesor që krijon varësi në cigare. Kur dikush pi cigare, nikotina përthithet shumë shpejt nga mushkëritë dhe efekti i saj merret në tru.  Ka arsye të besojmë se nikotina është një drogë shumë e fuqishme, që krijon varësi.

 

 

Previous Article Cilat janë  disa nga shenjat e përdorimit të drogës tek adoloshentët?
Next Article Kam fobi,si mund ta tejkalojë?
Print
5383 Rate this article:
No rating

Name:
Email:
Subject:
Message:
x

Prishtina Office

Kontakti Prishtinë
Str. Gazmend Zajmi, No. 42
10 000, Prishtina, Kosovo
Phone: +381(0)38/230104
E-mail: labirinti@gmail.com

Gjilan Office

Kontakti Gjilan
Str. Adem Jashari, No. 94/B
60 000 Gjilan, Kosovo
Phone: 0280 32 54 00
E-mail: labirinti@gmail.com

Prizren Office

Kontakti Prizeren
Str. Marin Barleti, No. 5
20 000 Prizren, Kosovo
Phone: 029 22 30 21
E-mail: labirinti.pz@gmail.com

Contact Us

Your Contact Information

Your Feedback