X
GO
en-GBsq-ALsr-Latn-RS

Çka konsidertohet stres kronik?

Çka konsidertohet stres kronik?
Nazlije Berisha
/ Categories: Blog

Për njerëz të ndryshëm, stresin e përbëjnë faktor të ndryshëm. Duke filluar nga ballafaqimet e përditshme si trafiku i ngarkuar në njërën anë dhe presioni kohor në anën tjetër, shumë kërkesa dhe takime njëkohësisht apo brenda një afati të shkurtë kohor, apo krizat e qëndrueshme, si papunësia ose kujdesi për një të afërm apo fëmijë të sëmurë, një humbje apo vdekje në familje, lëndimet fizike, dëmtimet e pronës, etj., të cilat mund të shkaktojnë që trupi të aktivizojë vazhdimisht reagimin e lartpërmendur ndaj stresit. Stresi mund të jetë kronik edhe kur kemi pritje të larta ndaj vetës, të cilat nuk janë në përputhje më aftësitë, mundësitë apo rrethanat për t’i arritur ato.

 

Çfarë mund të bëni?

 

Ta reduktoni stresin dhe ta ruani shëndetin. Epo e lehtë ta thuash dhe e vështirë ta bësh. Megjithatë, ia vlen ta provoni.

 

Ja disa këshilla më poshtë që mund t’ju ndihmojnë:

1.Identifikoni se çfarë po ju shkakton stres. Monitoroni gjendjen tuaj emocional edhe mendore gjatë gjithë ditës. Kur ndiheni të stresuar, shënoni shkaktarin, çfarë mendime po ju sillen në kokë dhe si po ndiheni në ato momente. Pasi ta dini se çfarë ju shqetëson, zhvilloni një plan për ta ndryshuar gjendjen. Kjo mund të nënkuptojë vendosjen e pritjeve më të arsyeshme për veten dhe të tjerët ose për të kërkuar ndihmë në përgjegjësitë shtëpiake, detyra të punës ose detyra të tjera. Listoni të gjitha angazhimet tuaja dhe pastaj eliminoni çdo detyrë që nuk është e domosdoshme apo që mund te pres për më vonë.

 

2. Ndërtoni marrëdhënie të mira me të tjerët. Marrëdhëniet mund të jenë një burim stresi. Por gjithashtu, ato mund të shërbejnë edhe si mbrojtës apo “zbutës” të efektëve të stresit. Shkoni tek anëtarët e familjes ose miqtë e afërt dhe ua tregoni atyre se jeni duke kaluar kohë të vështira. Ata mund t’ju ofrojnë ndihmë dhe përkrahje apo ide të dobishme për një perspektivë të re.

 

3. Largohuni kur jeni të zemëruar. Para se të reagoni merrni frymë thellë duke numëruar deri në 10. Ecja ose aktivitete të tjera fizike mund t'ju ndihmojnë gjithashtu, të cilat e rrisin prodhimin e endorfinës, hormonin natyral në trupin tuaj që përmirëson disponimin.

 

4. Pushoni mjaftueshëm. Për të siguruar që ju merrni shtatë ose tetë orë gjumë, mbyllni perdet, hiqni dorë nga shikimi i TV, laptopit apo telefonit para gjumi dhe shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë. Hulumtimet tregojnë se aktivitetet si yoga dhe ushtrimet e relaksimit jo vetëm që ndihmojnë në zvogëlimin e stresit, por edhe në rritjen e funksionimit të imunitetit.

 

5. Kërkoni ndihmë profesionale. Nëse vazhdoni të ndiheni të mbingarkuar plotësisht, konsultohuni me një psikolog/psikoterapeut, i cili mund t'ju ndihmojë të mësoni se si të menaxhoni stresin në mënyrë efektive. Ai ose ajo mund t'ju ndihmojë të identifikoni situata ose sjellje që kontribuojnë në stresin tuaj kronik dhe pastaj të zhvilloni një plan veprimi për ndryshimin e tyre.

Brikena Krasniqi Hoti-Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë

Previous Article Stresi kronik dhe ndikimi i tij në sëmundjet e shëndetit fizik
Next Article Ankthi Social apo Fobia Sociale, çfarë duhet të dimë?
Print
1224 Rate this article:
No rating

Name:
Email:
Subject:
Message:
x

Prishtina Office

Kontakti Prishtinë
Str. Gazmend Zajmi, No. 42
10 000, Prishtina, Kosovo
Phone: +381(0)38/230104
E-mail: labirinti@gmail.com

Gjilan Office

Kontakti Gjilan
Str. Adem Jashari, No. 94/B
60 000 Gjilan, Kosovo
Phone: 0280 32 54 00
E-mail: labirinti@gmail.com

Prizren Office

Kontakti Prizeren
Str. Marin Barleti, No. 5
20 000 Prizren, Kosovo
Phone: 029 22 30 21
E-mail: labirinti.pz@gmail.com

Contact Us

Your Contact Information

Your Feedback