X
GO
en-GBsq-ALsr-Latn-RS

Endure

SuperUser Account
/ Categories: Endure

Qëllimi i projektit “ENDURE” është që të krijoje një ambient më të përshtatshëm për njerëzit nga komunitetet e margjinalizuara për realizimin e të drejtave shëndetësore, sociale dhe ligjore dhe përfshirjen në të gjitha proceset e jetës shoqërore.

Projekti synon të adresojë nevojat e grupeve të diskriminuara dhe të stigmatizuara duke forcuar kapacitetet e tyre për tu thirrur në ligjin kundër diskriminimit. Projekti ENDURE do të synojë rritjen e vetëdijes kundër diskriminimit; sigurimin e mbështetjes ligjore dhe psikologjike të përdoruesve të drogave dhe do të përmirësojë qasjen ndaj përdoruesve të drogave. Qëllimi i veprimit është:

• Krijimi i qendrës mbështetëse për përdoruesit e drogës dhe familjet e tyre dhe ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe juridike.


• Rritja e njohurive në mesin e përdoruesve të drogës, familjeve, profesionistëve dhe Institucioneve përkatese për të drejtat e njeriut tek përdoruesit e drogave në Kosovë.


• Rritja e promovimit të drejtave të njeriut, anti-diskriminimit dhe anti-stigmatizimit të përdoruesve të drogës në mesin e gjithë akterëve të përfshirë.

 

Mbështetje psikologjike

Organizimi i grupeve të vetë-ndihmës për femrat përdoruese të drogave.
Grupet e këshillimit dhe të vetë-ndihmës për të miturit përdorues të drogave.
Këshillime individuale dhe psikoterapi për përdoruesit e drogës që janë viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Mbështetja juridike

Trajnimi “peer-to-peer”, i femrave që janë ish përdoruese të drogave, për të ofruar këshilla juridike për të drejtat e njeriut, tek femrat përdoruese të drogave.
Krijimi i një zyre të vogël për ofrimin e mbështetjes juridike për përdoruesit e drogës në Kosovë.
Ofrimi i mbështetjes juridike për klientët në burgje për të Drejtat e Njeriut.

Forcimi i kapaciteteve të aktorëve të ndryshëm

Një sërë trajnimesh të përsonalizuara për akterë të ndryshëm për të Drejtat e Njeriut tek përdoruesit e drogës
Organizimi i punëtorisë për përdoruesit e drogës mbi të Drejtat e Njeriut.
Kryerja e trajnimeve për personelin mjekësor për çështjet e të Drejtave të Njeriut tek përdoruesit e drogës (duke përfshirë stafin mjekësor të OJQ “Labyrinthit”)
Trajnime për policët dhe profesionistët e burgjëve për Çështjet e të drejtave të njeriut tek përdoruesit e drogës.
Kryerja e trajnimeve për prindërit për të Drejtat e Njeriut tek përdoruesit e drogës.

Ngritja e vetëdijes për të drejtat e njeriut tek përdoruesit e drogës

Publikimet dhe debatet publike

Studim me klientët e OJQ Labyrinth, për të treguar profesionistëve të përgjithshëm publik dhe shëndetësor,se si stigma, diskriminimi dhe ndëshkimi ndikon në jetën e tyre.
Debat publik për të drejtat e njeriut të përdoruesve të drogës.
Broshurë për: "njohjen e të drejtave të njeriut tek përdoruesit e drogës”.

Media sociale dhe ngritja e vetëdijes

Krijimi i një platforme online për mbështetje reciproke që do të përfshijë:
Zhvillimin e rrjetit, informim për përdoruesit e drogës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.
Buletini edukativ/informues mujor si pjesë e faqes së internetit.
Dokumentar me tregime për shkeljet e të Drejtave të Njeriut tek perdoruesit e droges.

Print
980 Rate this article:
No rating

Name:
Email:
Subject:
Message:
x

Prishtina Office

Kontakti Prishtinë
Str. Gazmend Zajmi, No. 42
10 000, Prishtina, Kosovo
Phone: +381(0)38/230104
E-mail: labirinti@gmail.com

Gjilan Office

Kontakti Gjilan
Str. Adem Jashari, No. 94/B
60 000 Gjilan, Kosovo
Phone: 0280 32 54 00
E-mail: labirinti@gmail.com

Prizren Office

Kontakti Prizeren
Str. Marin Barleti, No. 5
20 000 Prizren, Kosovo
Phone: 029 22 30 21
E-mail: labirinti.pz@gmail.com

Contact Us

Your Contact Information

Your Feedback