X
GO
en-GBsq-ALsr-Latn-RS

News

Ankthi dhe frika se do të çmendem

Ankthi dhe frika se do të çmendem

 

Nga përvoja ime profesionale me njerëzit që vuajnë nga ankthi apo sulmet e panikut, si dhe nga njërëzit që më shkruajnë dhe bëjnë pyetje në lidhje me ankthin, pyetja me e shpeshte që më bëjnë është: “A do të çmendem? A është ankthi një paralajmërim se diçka me e keqe do të më ndodhë?  “A mund të ndodhë që nga ankthi do të humb kotrollin dhe kontaktin më realitetin? Po i përjetoj disa simptoma si “trullim”, si me u frikësu nga vetja, si mos me e njoftë veten, sikur nuk jam në realitet. A do të thotë kjo se jam duke u çmendur?

Këto pyetje janë shumë të arsyeshme, pasi që përveç tjerash, disa nga simptomat në një sulm paniku të përjetuar bëjnë pjesë: “Frika se do të humbasësh kontrollin apo do të çmendesh”, “Frika se do të vdesësh”, “Derealizimi apo ndjenja e shkëputjes nga realiteti” dhe Depersonalizimi apo ndjenja e shëkputjes nga vetvetja”. Shumë njerëz që kanë përetuar sulme të panikut, do ta kenë pasur së paku njerën nga këto, prandaj edhe frikërat e përmendura më lartë e kanë bazën këtu.

 

Është e rëndësishme të mbani mend se nuk mund të çmendeni apo të humbni kontrollin papritmas në një moment. Humbja e mendjes dhe e kontaktit me realitetin kërkon kohë dhe zhvillohet në mënyrë graduale. Kjo mund të mos jetë një mendim ngushëllues, por është një fakt. Humbja e mendjes apo kontaktit me realitetin, ndodhë tek çrregullimet psikotike, siq mund të jetë p.sh. Shizofrenia. Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet psikotike zakonisht nuk do të ndihen sikur po e humbin kontrollin apo po bëhen si të “çmendur”, meqë çdo gjë e “çmendur”apo sado jashtë realitetit të jetë,  ndihet dhe duket shumë e natyrshme për ta.

 

Ndjenja e “çmendurisë” që shoqërohet me sulme paniku është ndryshe dhe e përkohshme. Vetë fakti që ju mendoni dhe ndjeni sikur po e humbni mendjen tuaj gjatë ankthit, është një tregues i madh për mendjen tuaj funksionale dhe në mënyrë absolute mund të themi që ju nuk do të çmendeni si pasojë e ankthit apo sulmeve të panikut. Asnjëherë nuk ka ndodhë diçka e tillë dhe kjo është  e vërtetuar përmes hulumtimeve shkencore dhe punës praktike nga ekspertët e psikologjisë klinike dhe psikiatrisë nëpër botë.

 

Ankthi apo sulmet e panikut, shoqërohen shpesh nga frika e 'humbjes së kontrollit' ose të bërit të diçkaje 'jonormale' kur jeni në publik. Kjo frikë e humbjes së kontrollit, shpeshherë është ajo që shkakton tek ju ndjenjën apo frikën e “çmendurisë”, sepse jemi mësuar që gjërat që nuk janë të zakonshme apo qe duken jashtë kontrollit, i konsiderojmë të çmendura. Megjithatë, kjo gjithashtu dëshmon se jeni të vetëdijshëm për simptomat anormale të lidhura me ankthin dhe fakti që jeni në dijeni për këtë, është dëshmi e mjaftueshme se nuk po humbisni mendjen tuaj dhe se nuk do të çmendeni.

 

ÇKA MUND TË BËNI?

 

  • Mësoni më shumë për simptomat që lidhën me ankthin apo sulmet e panikut. Shpeshherë frika se do te çmendeni vjen për shkak se nuk e dini se çka po ndodhe me ju, ku me siguri i thoni vetes: si mund të ndodhë që diçka sikur ankthi të më shkaktoj këto ndjenja dhe përjetime të tmerrshme. Kur i njihni simptomat dhe kur i kuptoni ato, do ta keni më lehtë sepse e dini se çka po ndodhë me ju. Në këtë mënyrë nuk do ta ndjeni se ankthi po ua merr krejtësisht kontrollin dhe do t’ju bëjë të çmendur. Megjithatë, merreni me rezerva gjërat që i lexoni në internet dhe nëpër portale të ndryshme. Jo gjithçka është e besueshme dhe e shpjeguar si duhet ne lidhje me ankthin dhe sulmet e panikut..

 

  • Pyesni psikologun apo psikiatrin ku jeni duke u trajtuar. Në fakt, është e çuditshme nëse ata nuk ua shpjegojnë simptomat dhe përjetimet e problemit apo çrregullimit me të cilin jeni duke u ballafaquar. Psiko-edukimi mbi natyrën dhe simptomat e çrregullimit apo sëmundjes, është hapi i parë, para së të filloj trajtimi psikiatrik apo intervenimi psikologjik. Ju keni të drejtë të pyesni psikiatrin apo psikologun për çfarëdo pyetje që keni në lidhje me gjendjen tuaj, dhe ata e kanë për obligim tua shpjegojnë.

 

  • Përforcojeni kontaktin tuaj me realitetin dhe botën e jashtme. Në vend së të qëndroni i mbyllur duke menduar në lidhje me ankthin dhe sulmin e panikut që sapo keni përjetuar, kthejuni jetës, duke biseduar më një mik, apo duke i bëre gjerat qe ishit duke i bërë më parë. Kjo është mënyra më e mirë që të provoni të merni kontrollin në përditshëmrinë e jetës suaj.

Shkruan: Brikena Krasniqi Hoti- Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë

 

 

 

Categories: Blog
Tags:
Rate this article:
No rating
Print

Name:
Email:
Subject:
Message:
x

Latest Publications

Exploratory prison

Exploratory prison

Short summary for Exploratory prison(10)

Short summary for Exploratory prison(10)111

IMPACT Final Report Kosovo HV

IMPACT Final Report Kosovo HV

Short Description

Mbroje-veten-per-tburgosur-english(9)

Mbroje-veten-per-tburgosur-english(9)
RSS

Prishtina Office

Kontakti Prishtinë
Str. Gazmend Zajmi, No. 42
10 000, Prishtina, Kosovo
Phone: +381(0)38/230104
E-mail: labirinti@gmail.com

Gjilan Office

Kontakti Gjilan
Str. Adem Jashari, No. 94/B
60 000 Gjilan, Kosovo
Phone: 0280 32 54 00
E-mail: labirinti@gmail.com

Prizren Office

Kontakti Prizeren
Str. Marin Barleti, No. 5
20 000 Prizren, Kosovo
Phone: 029 22 30 21
E-mail: labirinti.pz@gmail.com

Contact Us

Your Contact Information

Your Feedback